U arrestua në shtator 1984, bashkë me Eduard Rrushin, për tentativë arratisjeje. Ditën kur u arrestuan, u orvatën të bënin një arratisje nëpërmjet liqenit të Ohrit, me një kamerdare, por duke qenë shumë larg vijës së liqenit, pikërisht në zonën e qytetit, nuk mundën të kishin sukses. U dënua me 18 vjet heqje lirie, 5 vjet internim pas dënimit dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 15.8.1990, sipas dekretit nr.7412, datë 8.8.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor nga Reparti nr.327 Gjirokastër ku punonte në ndërtim banesash.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.