Lindi më 24 shtator 1914, në Elbasan. Në një shkresë të datës 26.8.1948, Seksioni i Punëve të Brendshme të qytetit të Elbasanit kërkonte nga prokuroria të sanksiononte arrestimet për disa persona që ishin arrestuar më 24.8.1948 për tregti floriri. Lista kryesohet nga Ilia Paparisto, për të cilin shkruhet: Ilija Paparisto, bir i të ndjerëve Anastas dhe i Savetës, 34 vjeç, i martuar me dy fëmijë, me profesion dentist, me arsim 7 klasë të shkollës Normale, ka kryer shërbimin ushtarak, i padënuar, me pozitë shoqërore dentist, me klasë shoqërore borgjezi e mesme, lindur dhe banues në Elbasan.

Me vendim nr. 99, tetor 1948, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.

Me vendim nr. 427, datë 30 dhjetor 1977, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 8 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 217.

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.