| Ibrahim Biçoku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ibrahim Biçoku |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 20/8/1954 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/12/1990 |
| Akuza: | «Kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të shtetit dhe shkelje të ligjit" |
| Dënimi: | 1 vit e 6 muaj Burg |
| Vendimi: | 1990, Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Lindi më 20 gusht të vitit 1954, në Elbasan. U arrestua më 16 dhjetor 1990. Dy javë më vonë, më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të shtetit» dhe «shkelje të ligjit “Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet”» dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Por më 8 shkurt 1991, Gjykata e Zonës së Durrësit vendosi për prishjen e këtij vendimi dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 448
