| Kajo Biçaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kajo Biçaku |
| Atësia: | Muhamed |
| Vendlindja: | Qarrishtë, Librazhd |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 27/12/1929 |
| Profesioni: | Klerik mysliman |
| Datë Vdekja: | 1991 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë» |
| Dënimi: | 20 vjet,4 vjet, 25 vjet Burg |
Klerik mysliman. Lindi në vitin 1929, në fshatin Qarrishtë të Librazhdit. Që nga mosha 13- vjeçare jetoi në Elbasan ku mbaroi shkollimin dhe medresenë. Më pas u emërua imam. Më 1952, Myftinia e Elbasanit e caktoi mësues të osmanishtes dhe të arabishtes në fshatrat e Librazhdit. Për 10 vjet u emërua sekretar i myftinisë së Elbasanit deri në vitin '67.
Me mbylljen e institucioneve fetare më 1967, i dërgoi një letër proteste Hysni Kapos. Për këtë arsye u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg «për agjitacion e propagandë». U lirua më 1974 dhe u shtrëngua të punonte si punëtor krahu. U arrestua për të dytën herë më 1981, me akuzën se kishte marrë pjesë në një synetllëk, dhe u dënua me 4 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti në Qafë-Bar.
Gjatë viteve '67-'90, familja përjetoi shumë herë presione bastisjeje banese. Fëmijëve, pavarësisht rezultateve të larta, nuk iu dha e drejta e studimit.
Më datën 7 dhjetor 1990 i mbështetur nga shumica e popullit elbasanas, dalin për të hapur xhaminë, por tek dera e xhamisë e arrestojnë dhe e mbajnë 24 orë. I caktojnë datën e gjyqit pas 1 jave. U dënua me 25 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm 3 muaj në kampin e Spaçit. Që pas lirimit shërbeu si imam në xhaminë e Pashës në Elbasan.
Ndërroi jetë në nëntor 1991. Më 1994, Presidenti i Republikës e nderoi me medaljen «Naim Frashëri» i klasit të parë me motivacionin: «Martir e pishtar i demokracisë shqiptare, antikomunist i vendosur, udhëheqës shpirtëror me moral të lartë që gjithë jetën e vet e shkriu në dobi të atdheut, fesë islame, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe çështjes kombëtare». vitin 1996 dekorohet Martir i Demokracisë.
