Hito Sadik | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Hito Sadik |
Vendlindja: | Bënçë, Tepelenë |
Profesioni: | Publicist, poet |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 15/5/1947 |
Emigroi në Amerikë në moshë të re. Hyri në marrëdhënie me organizatën shqiptare patriotike "Vatra". Ai shkruante dhe nisi të quhej "poeti" në ato qarqe.
Mik i Faik Konicës dhe sekretar i konsullatës shqiptare në Washington për 12 vjet deri në 1940. Më 1941 shkon në Itali. 1941- 43 ka qenë atashuar në “Oficia Albania” në Romë për të korrigjuar lajmet nga Shqipëria të cilat i bënte në katër kopje.
Ka qenë spiker në Radio-Roma për katër vjet duke dhënë lajmet për shqiptarët e Amerikës deri në shkurt të vitit 1943, kur në Romë erdhën misionet anglo-amerikane, ku u krijua një komitet shqiptar dhe Hito Sadik ka qenë përkthyes i këtij misioni, i cili drejtohej nga Mehmet Konica.
Në tetor 1944 është njohur me Harry Fulcin dhe pastaj u kthye në Shqipëri.
Jeta e tij në Amerikë dhe Itali, afërsia me Faik Konicën dhe miqësia me Petro Markon sjellin arrestimin e tij në të njëjtën kohë me Petro Markon, më 15 maj 1947.
I shpëton pushkatimit dhe kalon 3 apo 4 vite në burg. Pasi del nga burgu, banon në një xhami në Tiranë. I papunë dhe pa shtëpi, kthehet në Bënçë dhe jeton i vetëm. Ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës pasi i plasi tëmthi.