| Hazbi Puto | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hazbi Puto |
| Atësia: | Refat |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Tiranë1 |
| Datëlindja: | 1899 |
| Datë Vdekja: | 11/6/1947 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Formimin e një organizate spiunazhi" |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
| Data Ekzekutimit: | 11/6/1947 |
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1899. Studimet e Larta për Inxhinieri i kreu në SHBA. Në vitet 1945 – 1946 punoi në Shoqatën UNRRA. Me vendim nr. 138, datë 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate spiunazhi» për të rrëzuar pushtetin popullor dhe si agjent i anglo – amerikanëve. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave qytetare përgjithmonë. U pushkatua më 11 qershor 1947.
Ekzekutimi me vdekje u bë më 11.6.1947, ora 22.40 në varrezat e Gjirokastrës, pranë lumit. Pjesëmarrës ishin prokurori Vangjel Kocani, i deleguari i Seksionit të Sigurimit Andrea Miçi, sekretari Bektash Kote dhe mjeku Reshat Kapshtica. Para tij, u ekzekutua i dënuari Aqif Haveriku dhe më pas, Hazbi Puto.
