Lindi më 1944, në Zëmblak, Korçë. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 26, më 18 gusht 1992, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Elbasani në Belsh (Elbasan), prej 1968 deri më 30 shtator 1991.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 370

"Hasan Kulla në moshën 4 vjeçare bashkë me motren e tij 9 vjeçare janë lënë në mëshirën e fatit në rrugë të madhe pasi prindërit ua internuan në kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Ata dy fëmijë jetuan rrugëve për 4 vjet në dimrin e ashpër të Korçës të zhveshur, të uritur e të pastrehë. U bashkuan me prindërit mbas 4 vjetësh në kampin e internimit në Gjadër të Lushnjes. Motra vdiq në moshën 14 vjeç  nga një sëmundje që e kishte marrë këto 4 vite të tmerrshme  që jetoi rrugëve."
Burimi: Nga Famila
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.