| Haki Kashari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haki Kashari |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje jashtë shtetit në bashkëpunim me të arratisurit si dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Data e Vendimit: | 29/12/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
Lindi më 1918, në Elbasan. Më 29 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi "për tentativë arratisjeje jashtë shtetit në bashkëpunim me të arratisurit si dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me burg të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Dënimi i iu kthye në 10 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 194
