| Haki Karahoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haki Karahoxha |
| Atësia: | Riza |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1912 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 2/07/1946 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
U lind në Elbasan, më 1912. Banues në Tiranë, me arsim fillor, administrator prej 11 muajsh i pasurisë së Qemal Biçakçiut. Anëtar i grupimit opozitar Koalicioni Demokratik, me grupin e Rezistencës. U arrestua më 23 janar 1946, në të njëjtën ditë me Qemal Biçakçiun. Më 2 korrik 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake, e dënoi si "sabotator i pushtetit dhe armik i popullit", me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 165
