| Hajrie Prroi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hajrie Prroi |
| Atësia: | Isuf |
| Vendlindja: | Shalës, |
| Datëlindja: | 30/5/1934 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 22/9/1949 |
| Fundi i Internimit: | 20/12/1950 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Shalës, më 30 maj 1934. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 22 maj 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Elbasan, në rrethin Tepelenë, prej datës 22 shtator 1949, deri më 20 dhjetor 1950 për çështje politike për shtetasin Hajrie Isuf Prroin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 391
