Ismet Dibra | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ismet Dibra |
Vendlindja: | Dibër |
Datëlindja: | 1886 |
Profesioni: | Klerik mysliman |
Datë Vdekja: | 1955 |
Vënd Vdekja: | Tiranë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1946 |
Dënimi: | 12 vjet Burg |
Klerik i lartë musliman; drejtor i Medresesë së Naltë të Tiranës. Hafiz Ismet Dibra u lind në Dibër, në vitin 1886, ku kreu dhe mësimet fillore e medresenë. Studimet e larta i përfundoi në Stamboll. Më 1930 u zgjodh drejtor i Medresesë së Naltë të Tiranës. Edukator i një plejade intelektualësh e hoxhallarësh. Ka predikuar në xhamitë kryesore të Tiranës, për rritjen e ndërgjegjes kombëtare, të botuara si ligjërata në revistën “Zani i Naltë” në vitet 1923 – 1939, mbledhur më 1993 nga teologu Vehbi Ismaili, themelues i Qendrës Islamike Shqiptare në Detroit, Michigan SHBA. Njohës i gjuhëve arabe, perse dhe turke dhe i filozofisë së lashtë dhe bashkëkohore. U arrestua në vitin 1946, në moshën 60-vjeçare dhe, "për bindjet e tij fetare", antimaterialiste, u dënua më 12 vjet heqje lirie. Vdiq në Tiranë, më 1955.