Klerik i lartë musliman; drejtor i Medresesë së Naltë të Tiranës. Hafiz Ismet Dibra u lind në Dibër, në vitin 1886, ku kreu dhe mësimet fillore e medresenë. Studimet e larta i përfundoi në Stamboll. Më 1930 u zgjodh drejtor i Medresesë së Naltë të Tiranës. Edukator i një plejade intelektualësh e hoxhallarësh. Ka predikuar në xhamitë kryesore të Tiranës, për rritjen e ndërgjegjes kombëtare, të botuara si ligjërata në revistën “Zani i Naltë” në vitet 1923 – 1939, mbledhur më 1993 nga teologu Vehbi Ismaili, themelues i Qendrës Islamike Shqiptare në Detroit, Michigan SHBA. Njohës i gjuhëve arabe, perse dhe turke dhe i filozofisë së lashtë dhe bashkëkohore. U arrestua në vitin 1946, në moshën 60-vjeçare dhe, "për bindjet e tij fetare", antimaterialiste, u dënua më 12 vjet heqje lirie. Vdiq në Tiranë, më 1955.

Burimi: Vepra: Hafiz Ismet Dibra: A ka dyshim në qenien e Zotit? përg. Imam V. Ismaili, 1993; Beqir Ajazi: Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan, sh. b. 55, 2007, f. 385; “100 personalitete shqiptare të kulturës islame: Shekulli XIX-XX”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, f. 111-112.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.