Gjovalin Kole Zefi ka lindur me 11.05.1960 në Shkodër, ka mbaruar shkollën e mesme të ndërtimit dhe ka punuar në ndërmarjen e ndërtimit N.SH.N Shkodër. Arrestohet dhe dënohet në bazë të nenit 55 te K.P. të kohës për Agjitacion dhe Propagandë. Në vitin 1983 internuar së bashku me familjen e tij në Topoj - Seman -Fier. Në vitin 1990 është dënuar me vdekje nga gjykata e Shkodrës dhe i është falur jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Gjovalin Kole Zefi është dekoruar për kontributin dhe qëndresën e tij si kundërshtar ndaj diktaturës së asaj kohe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Dekretin Nr.1323 datë 12.12.1995 " Per dhënje dekoratash " me urdhërin e " TRIMERISE " me motivacion " PER TRIMERI TE VECANTE NE DEMOSRATEN ANTIKOMUNISTE TE 13 DHJETORIT 1990 DHE RREZIMIN E BUSTIT TE DIKTATORIT NE SHKODER " Gjovalini vritet në vitin 1997 gjatë trazirave në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në qytetin e Shkodrës nga Bandat e kohës. Por jo vetëm me Dekretin Nr.8931 datë 04.02.2015 Presidenti i Republikes Zt. Bujar Nishani i jep pas vdekjes të ndjerit Gjovalin Kole Zefit Dekoraten "PISHTARI I DEMOKRACISE " me këtë motivacion "NE SHENJE VLERESIMI DHE MIRENJOHJE PER SAKRIFICAT , PERPJEKJET MBINJEREZORE DHE RREZISTENCEN E PAEPUR KUNDER DIKTATURES SE PASHPIRTE KOMUNISTE DHE SIMBOLEVE TE SAJ "

Burimi: Nga Familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.