Lindi në Orosh të Mirditës, më 28 qershor të vitit 1928. Mësimet e para i kreu në Konviktin e Oroshit, kurse të mesmen në Liceun «Illyrikum» në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës, u caktua mësues në Rrëshen. U arrestua në Shkodër, më 14 qershor 1946, si kundërshtar i regjimit komunist, një ditë pas vrasjes së Gjon Markagjonit. Mbahet dy vite në hetuesi dhe lirohet pasi nuk u gjet asnjë provë. Arrestohet në vitin 1949 ndërsa ishte duke dhënë mësim dhe dënohet me pushkatim, por dënimi u ul dhe u dënua me 25 vjet. Kreu 15 vjet burg, dhjetë nga të cilat në burgun e Burrelit. Pas rënies së komunizmit, u zgjodh kryetar i Degës së Shoqatës së të Persekutuarve Politikë të Mirditës (1991-maj 2002) dhe është vlerësuar "Pishtar i Demokracisë". Vdiq maj të vitit 2006.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 26
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.