Lindi në Vukaj – Shllak të Shkodrës, në vitin 1926. Me vendim nr. 40, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me të arratisurit» dhe me kriminelë të luftës e armiq të popullit, dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua më 28 nëntor 1946. Me vendim nr. 107, datë 24 korrik 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «përkrahje pas kryerjes së një krimi» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arreshtua më 19 prill 1962. Me dekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor u amnistua.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 176
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.