| Nikollë Dojanaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nikollë Dojanaj |
| Atësia: | Gjek |
| Vendlindja: | Rapsh-Stare, Shkodër |
| Vendbanimi: | Bushat, Shkodër |
| Datëlindja: | 7/4/1931 |
| Gjyqi | |
| I Torturuar: | Po |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 20/09/1948 |
Lindi më 1931, në Rapsh-Stare, Shkodër. U internua kur ishte 17 vjeç sepse i vëllai ishte arratisur. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Shkodra në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 20 shtator 1948 deri më 1 maj 1953. Pas lirimit nga Tepelena e marrin ushtar. Më pas e internojnë në Lushnjë dhe më vonë e arrestojnë. Gjykata e Shkodrës e dënoi me pushkatim sepse kishte ndihmuar diversantët të kalonin kufirin. Pas 59 ditësh, i mbajtur i lidhur këmbë e duar me hekura, Presidiumi i Kuvendit Popullor i fal jetën dhe ia kthen dënimin në 25 vite burg. Ka vuajtur 14 vjet e gjysmë burg në Shkodër, më pas ka punuar në kampe, Laç, Fushë-Krujë, Elbasan, në sodën dhe kriporen e Vlorës, në Ballsh, në kombinatin e mishit në Tiranë, në Uzinën e Traktorit…
