Lindi në Berat, më 6 dhjetor të vitit 1919. Më 22 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi fajtor për "krimin se duke qenë anëtar e F. Nac. Çl. ka tradhëtuar këtë dhe është bashkuar me Organizatën Tradhëtare te Ballit Kombëtar dhe me shpartallimin e B. Kombëtar është arratisur në malesi të Shkodrës ku ka qëndruar 5 muaj ilegal, me qëllim që të organizonte reaksionin kundra F. Nac. Çl.", ndaj e dënoi me 10 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave qytetare politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Në bazë të nenit 51 të ligjit 382, datë 24. 12. 1946 mbi D. P. P., dënimi iu zbrit në 5 vjet privim lirie e punë të detyruar.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 124-125
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.