| Fidai Veliu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fidai Veliu |
| Vendlindja: | Fushë Bardhë, Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1920 |
| Datë Vdekja: | 27/7/1951 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1944 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 19/2/1948 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu nr.9 Berat - |
| Burgu: | Burgu nr.17 Gjirokastër |
Hyn partizan më 1943, por pas një viti, largohet nga partizanët dhe kalon me Ballin Kombëtar. Në nëntor të vitit 1944, ndodhej në Shkodër, por nuk u arratis. U dorëzua te komanda e Gjirokastrës dhe e burgosën për 50 ditë në burgun e Beratit. Kur doli nga burgu, kreu ushtrinë. U lirua nga ushtria në vitin 1947. Më 19 shkurt 1948 e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Gjirokastrës, prej nga u arratis më 31 mars të atij viti dhe kaloi kufirin për në Greqi më 8 maj 1948.
Në vitin 1951, hyn si desant në Shqipëri, por spiunohet dhe rrethohet. Vret veten më 27.7.1951 për të mos rënë në duart e Sigurimit.
