Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1878. U arrestua më 13 gusht 1946 dhe u dënua me 7 vjet burg, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile, me akuzën: «Ka inspiruar dhe ndihmuar bijtë e tij për t’u arratisur; ka pasur lidhje me elementë të pakënaqur dhe reaksionarë, ka ushqyer dhe përhapur parrulla të reaksionit në dëm të popullit dhe të pushtetit». Dënimin e kreu në kampin e përqëndrimit në Vloçisht, ku, për shkak të moshës dhe torurave, e lanë fuqitë dhe gardianët urdhëruan që mbi të kalonte karroca me dhé, kështu që Ibrahimi përfundoi në barkun e kënetës. Bijtë e tij, Sami Butka dhe Petrit Butka, u arratisën për mo-tive politike në vitin 1945. Petriti zbriti dy herë në Kolonjë dhe Shkodër si desant nga Malta, për të rrëzuar pushtetin komunist. Djali tjetër, Xhaferr Butka , u arrestua dhe u dënua me vdekje, që iu kthye në dënim të përjetshëm. Familja e Ibrahim Butkës u internua në Krujë dhe kampe të tjerë internimi.

 

Burimi: Ministria e Rendit, Dega e Arkivit, nr. 2590/1; Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nr. 404.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.