Fehmi Frashëri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Fehmi Frashëri |
Atësia: | Estref |
Datëlindja: | 1926 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/2/1968 |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 1978 |
Fehmi Estref Frashëri (1926-1998?), vuajti pa ndërprerje gati 21 vjet burgim komunist. Ai kishte mbaruar Institutin Tregtar dhe Institutin e Tregtisë së Jashtme në Moskë dhe kishte kryer detyra të rëndësishme shtetërore në sektorin e ekonomisë. Në maj 1960, u dërgua atashe tregtar në Pragë. Më 13.1.1961 u arratis bashkë me gruan e dy fëmijët duke u dorëzuar në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Pragë. Duke mos e gjetur veten në Moskë, pasi bëri kërkesë për heqjen e shtetësisë sovjetike, në shtator 1967 kërkoi nëpërmjet ambasadës së Rumanisë në Moskë të riatdhesohet në Shqipëri. Pavarësisht se iu premtua se nuk do merrej masë ndaj tij, u arrestua dhe dënua së bashku me bashkëshorten. U kthyen me anije, por u arrestuan në Durrës më 6.2.1968. Nuk pranoi për asnjë çast se ishte vënë në shërbimin sovjetik. U akuzuan në bazë të nenit 64 të Kodit Penal. U dënua me 25 vjet heqje lirie. U ridënua në Spaç për agjitacion e propagandë në vitin 1978. Në bazë të një letre që ai i ka dërguar Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitin 1987, kuptohet se Fehmiu vuante nga disa sëmundje në burg dhe megjithëse kishte mbushur 61 vjeç, nuk e kishin transferuar në burgun e Lezhës ku ndodheshin të moshuarit dhe të sëmurët, por mbahej në Burrel.