| Fatmir Llagami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatmir Llagami |
| Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 16 vjet Burg |
| Prokurori: | Zef Deda |
| Vendimi: | nr.34 |
| Data e Vendimit: | 13/7/1973 |
| Gjykatësi: | Filip Lako |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
U ridënua gjatë kohës që vuante dënimin në Spaç për shkak të përfshirjes në revoltën e të burgosurve që shpërtheu në maj të vitit 1973 në këtë kamp-burg.
Me vendimin nr.34, datë 13.7.1973 Gjykata Popullore e Rrethit të Mirditës, e përbërë nga Filip Lako dhe ndihmësgjyqtarët Pjetër Nikolli e Gjin Pali, duke pasur pranë prokurorin Zef Deda dha vendimin për grupin e tretë, natyrisht shoqëruar me konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore. Dënohet me 16 vjet burg.
Burimi: https://kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
