Faik Hoxha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Faik Hoxha |
Atësia: | Qazim |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 4/6/1966 |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Vendimi: | nr.34 |
Data e Vendimit: | 10/9/1966 |
Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
Konsiderohej pjesë e një “grupi” të madh prej të cilit u dënuan me vdekje Mursin Muka dhe Brahim Tepelia. Në “grup” bënin pjesë edhe Hamza Cungu, Hafiz Sabri Koçi (më vonë kryemyfti i Shqipërisë) dhe Hajdar Meta. Pjesëtarët e “grupit” bënin pjesë në sektin Tixhani.
Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal.
Gjykata e Qarkut Shkodër më 10 shtator 1966 e dënoi me 25 vjet burgim dhe sekuestrim të pasurisë. Në kohën e gjykimit ishte 36 vjeç.
Burimi: Kastriot Dervishi