| Eshref Blloshmi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Eshref Blloshmi |
| Atësia: | Selman |
| Vendlindja: | Bërzeshtë , Librazhd |
| Datëlindja: | 1937 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/7/1977 |
| Vendimi: | Nr.10 Datë 14.7.1977 |
Lindi në vitin 1937, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Shkollë fillore e kreu në fshat. Si i vëllai, Bukuroshi, punoi në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Stravaj. Më 1977 u internua së bashku me pjesën tjetër të familjes Blloshmi në Polis të Librazhdit. Pas lirimit u vendos në Elbasan, ku jeton edhe sot.
Në një vendim të Komisionit të Internimit dhe Dëbimit të vitit 1982, thuhej se masa e dënimit zgjatej me 5 vjet dhe ndër arsyet përmendet se kishte të dhëna që Eshrefi ushtronte veprimtari armiqësore në formën e agjitacionit dhe propagandës, si për vëllanë Bukuroshin dhe nipin, Selmanin dhe se kishte dyshime që bashkë me nipin kishin tendencën e arratisjes.
Burimi: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, Tiranë, 2011, f. 158.
