| Esat Dine | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Esat Dine |
| Vendbanimi: | Valiasit |
| Datëlindja: | 1908 |
| Profesioni: | Oficer |
| Datë Vdekja: | 04/1949 |
| Vënd Vdekja: | Vloçisht,Devollit |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 04/1949 |
| Vendi Ekzekutimit: | Vloçisht,Devollit |
Oficer në lirim, Maqellarë 1908 - Vloçisht, Maliq, prill 1949. 1931: kreu shkollën 4 vjecare ushtarake të Plotsimit për oficer, në Tiranë. Shërben në Ushtrinë Kombëtare deri më 1939. Mbas pushtimit fashist, jep dorëheqjen nga karriera ushtarake, dhe merret me administrimin privat. 1945: për shkak të arratisjes së vëllezërve, e internojnë në kampin e Valiasit ku e keqtrajtojnë në punë. Bashkë me nipin Xhelal Dinen e një grup prej 10 të internuarish, vendosin të arratisen. Majë malit të Mokrës, ku patën ndezur një zjarr për të tharë teshat, u diktuan nga forcat e Sigurimit. Mbeti i vrarë pas shpine në humbellat e një gremine, në Vloçisht të Devollit, ndërsa të tjerët, arritën të kapërcenin kufirin. Nuk i është gjendur varri. Familja e tij internohet për 41 vjet.
