| Engjëll Çarçani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Engjëll Çarçani |
| Atësia: | Shefki |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 18/1/1948 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1979 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 5/12/1986 |
Familja e tij u angazhua me Ballin Kombëtar. Një xhaxha u vra në luftime. Pas çlirmit të Shqipërisë, i ati u arratis dhe kur Engjëlli ishte shumë i vogël, familjen e internuan në kampin e Kamzës. Një xhaxha tjetër, Xhemil Çarçani, ia dënuan me burg dhe më pas internim.
Në 1979, u arrestua për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet burg, 5 vjet internim dhe pagimin e shpenzimeve të gjyqit.
Përfitoi 22 muaj ulje dënimi nga puna dhe amnistia dhe doli nga burgu pas 7 vitesh e gjysmë të cilat i kreu në Spaç dhe pak muaj në kamp ndërtimi në Tiranë.
Burimi: Arkiva e familjes Doko, kujto.al
