| Elsa Koch | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Elsa Koch |
| Vendlindja: | Grac, Austri |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/11/1944 |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Prokurori: | Ismail Çaushi |
| Vendimi: | s'ka |
| Data e Vendimit: | 23/6/1945 |
| Gjykatësi: | Bilbil Klosi |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit I Tiranë |
| Data e Lirimit: | 9/2/1955 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 3/5/1955 |
| Akuza: | Për “rrezikshmëri të theksuar” |
| Vendimi: | nr.2 |
| Vendi i internimit: | Kamp internimi, Plug, Lushnjë |
Elsa Koch, e vitlindjes 1918, nga Graci i Austrisë ishte punonjëse daktilografike dhe stenografie, e divorcuar, nuk kishte fëmijë. Kish ardhur në Shqipëri më 23.12.1943 si sekretare në zyrën e gjeneralit Jozef Fitzum. U arrestua në 5.9.1944 në Kukës rrugës për në Prizren bashkë me dy gra gjermane, të cilat kishin punuar në administratën e ushtrisë gjermane në Tiranë. Nuk kishin pasur asnjë funksion urdhërues apo komandues. Me dy shoqet e saj gjermane, Elsa ishte njohur në Tiranë.
Gjykimi i Elsës filloi më 19.6.1945 në kinema “Tomori”. Në gjyq, tha se ishte mobilizuar me detyrim dhe se me Fitzumin ishte njohur në Tiranë, duke punuar vetëm sekretare.
Elsa u dënua me 20 vjet burgim.
U lirua më 9.2.1955 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit. Megjithatë, liria nuk zgjati shumë.
Me vendimin nr.2, datë 3.5.1955 të Komisionit të Internimeve dhe Dëbimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për “rrezikshmëri të theksuar” u internua në Kampin nr.5 Plug Lushnjë. Këtu do punonte në bujqësi. Edhe gjatë kësaj kohe, ajo u pyet më 4.10.1955.
Besohet se pak javë më vonë është riatdhesuar.
