Eduard Vata ishte përjashtuar nga shkolla si i biri i Lesh Marash Vatës, duke u quajtur “i pavlefshëm”. Në qershor 1950 Eduardi zhvillon takimin e parë në Zall të Kirit me Zef Kacën e Lin Martinin. Në shtator 1950 bisedon edhe me Qemal Elezin e Zef Smajlin. Zefi zgjidhet kryetar i grupit. Puna e bërë ishte hedhja e trakteve, nga ato që hidhnin avionët aleatë nga ajri. Në shkollën “11 janari” (vendosur te shtëpia e Sulço Bushatit) mundën të marrin një makinë shkrimi për të shkruar traktet e tjera.

U arrestua më 13.3.1951, në moshën 17 vjeç. U akuzuar bashkë me disa shokë të rinj për “formim grupi kundër pushtetit popullor”. U dënua me 15 vjet heqje lirie.

U dënua përsëri në vitin 1977 me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. U arrestua më 23.2.1979 ndërsa ishte duke vuajtur dënimin. U përfshi në një proces së bashku me disa persona të cilët cilësoheshin si pjesëtarë të “Organizatës Nacionaliste” të “krijuar” brenda Repartit nr.303 të Spaçit, e cila ishte në lidhje me “Organizatën Revizioniste” të drejtuar nga Fadil Kokomani dhe Vangjel Lesho. Gjykata e Lartë e kryesuar nga Sofokli Krongo, me pjesëmarrjen e prokurorit Skënder Breca, me vendimin nr.3, datë 9.5.1979, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet.

U lirua më 12.4.1986 nga Reparti nr.302 Zejmen sipas dekretit nr.7029, datë 9.4.1986. Bënte pjesë ndër personat e sëmurë të këtij kampi.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.