| Dom Rrok Frisku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dom Rrok Frisku |
| Vendlindja: | Spaç , Mirditë |
| Vendbanimi: | Mirditë |
| Datëlindja: | 1892 |
| Datë Vdekja: | 1956 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Veprimtari subversive kundër pushtetit" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 30/4/1948 |
| Gjykata: | Gjykata e Prefekturës së Shkodrës |
Klerik katolik.Lindi në vitin 1892, në Spaç të Mirditës. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Shkodër, të lartat në Itali, ku dhe u shugurua prift. Shërbeu në zona të ndryshme të Veriut. Më 30 prill 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për "veprimtari subversive kundër pushtetit", dhe e dënoi me dymbëdhjetë vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile e politike për pesë vjet kohë. Vdiq në burg aty rreth vitit 1956.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 313-314
