| Dodë Veshtja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Dodë Veshtja |
| Atësia: | Nikollë |
| Vendlindja: | Bajzë e Kastratit (Malësia e Madhe) |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 19/5/1964 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | Agjitacion dhe propagandë dhe tradhti ndaj atdheut |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 2/5/1980 |
Në moshën 22-vjeçare largohet nga Shqipëria. I internojnë nënën dhe motrën. Më pas atyre u vjen falja dhe ai kthehet në Shqipëri, ku martohet dhe nis punë. E arrestojnë në maj të vitit 1964 me akuzën e agjitacionit dhe propagandës, si edhe të tradhtisë ndaj atdheut. E akuzonin që nuk kishte denoncuar shokët që donin të largoheshin nga Shqipëria.
Në fillim, Gjykata e dënoi me vdekje. Më pas, dënimi iu bë 25 dhe më pas 20 vjet burg. Kreu 16 vite burg. Vuajti dënimin në burgje dhe kampe pune, si superfosfati i Laçit, fabrika e çimentos së Elbasanit, në Reps dhe në Spaç. U lirua më 2 maj të vitit 1980.
