Dilaver (Radeshi) Sulçe | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dilaver (Radeshi) Sulçe |
Vendlindja: | Radesh, Skrapar |
Datëlindja: | 10/1/1922 |
Profesioni: | Ushtarak |
Gjyqi | |
Akuza: | Agjitacion dhe propagandë |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1967 |
Data e Lirimit: | 1977 |
Mori pjesë në luftën nacionalçlirimtare me forcat partizane, ku u plagos disa herë. Ishte komandant i batalionit II, në Brigadën I. Kreu studimet e larta ushtarake në Moskë. Autor i disa botimeve mbi historinë e luftërave të Skënderbeut. Kolonel, shef i shkencave ushtarake-politike në Ministrinë e Mbrojtjes. U arrestua pasi kundërshtoi heqjen e gradave në ushtri dhe ndryshimet e tjera që solli vendosja e marrëdhënieve miqësore me Kinën. U akuzua fillimisht për "tradhti ndaj atdheut" dhe në gjyqin politik që u zhvillua më 27 shkurt 1967, me dyer të mbyllura, u dënua për agjitacion dhe propagandë me 10 vjet burg. E kreu dënimin në burgjet dhe kampet e Tiranës, Fabrikës së Çimentos në Elbasan, Spaçit, Bënçës së Tepelenës, Burrelit.
Pas 10 vitesh, kur erdhi koha e lirimit, u internua në Kajan të Elbasanit, për shkak se refuzoi kërkesën e Sigurimit që të dëshmonte kundër ushtarakëve të dënuar atë kohë Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çakos, megjithëse ata kishin mbajtur një qëndrim të ashpër kundër tij, 10 vjet më parë.
Edhe familja, bashkëshortja me katër fëmijët u dënuan me dëbim.