Bashkëshortja e Sandër Pistullit.Lindi në Shkodër, në vitin 1918. Kreu shkollën e Motrave Stigmatine dhe gjimnazin në qytetin e lindjes. U arrestua më 24 qershor 1951, bashkë me të shoqin, për tentativë arratisjeje. Pas gjashtë muajsh hetuesie, u dënua me dy vjet burg, që më vonë iu kthye në liri me kusht. Vdiq më 18 shkurt të vitit 1999, në Shkodër.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 309
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.