| Beqir Ajazi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Beqir Ajazi |
| Vendlindja: | Dibër e Madhe |
| Datëlindja: | 20/7/1920 |
| Profesioni: | Gazetar, përkthyes |
| Datë Vdekja: | 2/8/2017 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/11/1944 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 29/5/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Veprimtar politik, gazetar, përkthyes. Sado që familja Ajazi është nga fshati Prezë i Tiranës, Beqiri lindi më 20 korrik 1920 në Dibër të Madhe, ku ndodhej atë vit familja e tij. Kreu Liceun e Korçës. Në tetor të vitit 1943 filloi punë si sekretar i tretë në Ministrinë e Kulturës Popullore, redaktor në ATSH dhe, që prej majit 1944, edhe redaktor në "Bashkimi i Kombit". Mori pjesë në Kongresin e Legalitetit të zhvilluar në Herr të Tiranës, më 1943. Është një prej të burgosurve të parë politikë në Shqipërinë komuniste. U arrestua më 21 nëntor të vitit 1944. Më 29 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë për "krime lufte". Më vonë dënimi iu ul në 15 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti nëpër kampe e burgje të ndryshme. Dhjetë vjet të tjera i kaloi në internim. Më 10 maj 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Nënprefekturës së Shijakut urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Në vitin 2002, Shteti Francez e dekoroi me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Meritës".








