Bep Negri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Bep Negri |
Atësia: | Gasper |
Vendbanimi: | Shkoder |
Datëlindja: | 1922 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Pjesëmarrje aktive në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 197 |
Data e Vendimit: | 15/6/1947 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në Shkodër, në vitin 1922. Me vendim nr. 197, datë 15 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje aktive në organizatën tradhëtare të Ballit Kombëtar", dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie, humbjen e të drejtës qytetare-politike për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 72