Lindi në Shkodër, në vitin 1934. U arrestua më 7 mars 1951. Më 14 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me katër vjet burg për «tentativë arratisjeje». Periudha e burgimit 3/7/1951 - 1/2/1955. Familja tregëtare Daberdaku figuron në listën e parë të “Tatimit të jashtëzakonshëm të Fitimeve të luftës”, të datës 10 qeshor 1945, ku firma “Vëllazën Daberdaku” renditet e 9-ta me shumën e tatuar prej 7. 222. 500 frangash. Goditja e kësaj familje filloi që në muajt e parë të ardhjes në pushtet. Si pjesë e brezit që përjetuan dramat familjare të prindërve dhe të fëminisë së tyre, Bernardi do të vijonte përpjekjen stundetore të organizatës Përpjekja Shqiptare (Bushati 228-229). Më 14 gusht 1951 Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi për «tentativë arratisjeje», me katër vjet burg.

Burimi: f. 125; 228-229; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 555.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.