| Barjam Dervishaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Barjam Dervishaj |
| Atësia: | Njazi |
| Vendlindja: | Tepelenë |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 27/5/1960 |
| Akuza: | Tentativë arratisjeje |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
I lindur në Tepelenë dhe i rritur jetim. U arrestua në moshn 17 vjeç për një bisedë arratisjeje. U dënua me 10 vjet heqje lirie. E dërguan në burgun e kalasë së Gjirokastrës dhe më pas në burgun e Vlorës. Për arsye të ndryshme është dënuar 8 herë dhe ka kryer 28 vjet burg.
Ka kryer dënimin në kampe e burgje të ndryshme si në kampin e sodës kaustike në Vlorë, në burgun e Elbasanit, në Spaç, në Ballsh, në fabrikën e çimentos Fushë-Krujë, në fabrikën e çimentos Elbasan, në burgun e Burrelit, në kamp-burgun e Qafë-Barit. Mori pjesë në revoltën që u zhvillua në këtë burg.
