Lindi më 1903, në Berat. Më 7 shkurt 1945, me vendimin nr. 2, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi “kriminel lufte” dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim.

 

informacion nga Ervehe Kapedani, mbesa e Asqeri Numanit

Asqeri Numani ishte djali i vetem i Ferit Numanit. Lindi me 1903. Meqenese ngeli jetim (nga babai) ne moshe te vogel nuk pati mundesine e ndonje arsimimi te vecante por trashegoi instiktin e atdhedashurise se te pareve te tij.

Ne vitet e pushtimit perqafoi menjehere idete e organizates politike “Balli Kombetar” te krijuar nga Mithat Abdyl Frasheri.

Kjo organizate udhehiqej nga Dekalogu (programi prej 10 pikash), synimet kryesore te te cilit ishin: Luftojme per Flamurin kuq e zi, per nje Shqiperi te Lire, Etnike, Demokratike, ku te mbreteroje liria e fjales dhe e mendimit etj. Ishin pikerisht keto synime qe e bene per vete Asqeriun qe me pas u zgjodh edhe kryetar i organizates per qytetin e Beratit.

Duke qene ne shpirt demokrat nuk i konsideronte armiq ata qe u rreshtuan ne rradhet e Partise Komuniste. Ai kishte miqesi si me Abaz Ermenjin dhe Kadri Cakranin por edhe me komunistet qe operonin ne Berat si Gjin Marku, Mestan Ujaniku apo edhe klerikun Sheh Ibrahim Karbunara qe e kishte mik te vjeter.

Asqeriu priti dhe strehoi ne shtepine e tij pa dallim si nacionaliste edhe komuniste madje ne nje rast femijet e tij te rritur tregojne se nje nate eshte strehuar edhe nje komunist i rangut te larte bashke me nje shokun e tij jugosllav. Ka shume te ngjare qe ky jugosllavi te kete qene ose Miladin Popovici ose Dushan Mugosha.

Me prishjen e “Marreveshjes se Mukjes” ne menyre te njeaneshme nga komunistet,ne Shqiperi filloi edhe lufta civile faren e te ciles e paten mbjelle dhe ujitur me shume perkushtim te derguarit e Jugosllavise se Titos.

Fati i metejshem i luftes tashme dihet dhe fitimtaret e shkruajten historine ashtu sic deshen.

Asqeriu ne fund te luftes bashke me shume krere te Ballit shkuan ne Shkoder per tu nisur me anije drejt Italise. Pak para se anija te niset Asqeriu i thote Abaz Ermenjit qe une do zbres dhe do shkoj prane familjes se nuk kam derdhur asnje pike gjaku shqipetar perkundrazi kam shpetuar nga pushkatimi shume komuniste.

Me tu kthyer ne Berat ai arrestohet dhe denohet me vdekje ne shkurt te vitit 1945. Shume komuniste deshmuan ne gjyq pro tij por denimi ishte paracaktuar. Vlen te theksohet se per ngushellim ne shtepine e tij vajti midis shume te tjereve edhe e ema e deshmoreve Margarita dhe Kristaq Tutulani.

Te njejtin fat si Asqeriu pati edhe miku i tij Sheh Karbunara qe mbeshteti komunistet dhe u zgjodh deputet i Lushnjes pas lufte. Te gjithe kundershtaret politike te rregjimit qe erdhi, duheshin eleminuar, te fajshem apo jo kjo nuk kishte shume rendesi.

Burimi: AISKK, Fondi 1, viti 2017, dosja 77, fl. 56-57.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.