Arif Gjyli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Arif Gjyli |
Atësia: | Ahmet |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 4/1913 |
Profesioni: | mësues, shkrimtar, studiues |
Datë Vdekja: | 23/9/1989 |
Gjyqi | |
I Torturuar: | Po |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 25 |
Data e Vendimit: | 22/1/1948 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak |
Lindi më 1913, në Shkodër. Më 1933, përfundoi Shkollën Normale për mësues në Shkodër. Punoi si mësues në Durrës dhe Mamurras. Mori pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare duke qenë në poste drejtuese të saj. Në zgjedhjet e dhjetorit 1945 ishte deputet i Shkodrës duke qenë dhe Sekretar i Kuvendit Popullor. Është arrestuar në shtator të vitit 1947 si pjesëtar i grupit të deputetëve.
Më 22 janar 1948, me vendim nr. 25, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për "organizim në grup, kanë formuar komunitete kundër pushtetit popullor", me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij dhe humbjen e të drejtave politike baras me kohën e ndëshkimit.
Pas lirimit nga burgu, vitet më të shumta punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, deri sa doli në pension. Nga viti 1962 ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ka shkruar libra për fëmijë dhe të rinj duke u shquar për përshtatje nga Eposi i Kreshnikëve.