| Anton Dukagjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Anton Dukagjini |
| Atësia: | Mark |
| Vendlindja: | Iballë, Pukë |
| Vendbanimi: | Savër, Lushnje |
| Datëlindja: | 15/4/1893 |
| Profesioni: | Teolog, Filozof |
| Datë Vdekja: | 1967 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1945 |
| Dënimi: | Burg të përjetshëm Burg |
| Vendimi: | Nr. 5 |
| Data e Vendimit: | 2/07/1946 |
| Gjykata: | Gjykatës së Lartë |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1959 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1959 |
Lindi në Iballë, Pukë. Viti i lindjes ndryshon nga një burim në tjetrin: 1888, 1892 dhe 1893. Studioi për teologji në Grac, Austri dhe në Torino për filozofi. Mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, 1912. Shërbeu si këshilltar i Mbretit Zog për Sigurinë Kombëtare. Veprimtar antikomunist pas Luftës së 2-të Botërore, më 1946 ishte anëtar i lëvizjes opozitare për Tiranën, të drejtuar nga deputetët Gjergj Kokoshi e Riza Dani në bashkëlidhje me Paulin Palin dhe Komitetin e Intelektualëve të Qarkut të Shkodrës dhe të Pukës. Ka marrë përsipër të organizonte kryengritjen në Pukë dhe në një pjesë të Dukagjinit, duke premtuar furnizim me material luftarak për Kryengritjen e Përgjithshme. Arrestohet në Tiranë më 1946. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, nr. 5, më 2 korrik 1946, u dënua me burg të përjetshëm "për pjesëmarrje aktive në organizatën "Bashkimi Demokrat", dënim që iu kthye në 30 vjet burg. U amnistua më 1959 dhe iu bashkua familjes në kampin e internimit të Savrës në Lushnje. Sipas një burimi tjetër, u lirua në vitin 1962. Vdiq më 1967, në kampin e Savrës.
