U lind më 21 janar 1936. I biri i Bektashit dhe Myzejenit. U dënua dy herë, me nga 10 burg, pse dëgjonte radiot e huaja.

Gjyqi i parë u bë në Gjirokastër. Gjyqtar ishte Arianit Çela. U dënua pse dëgjonte "Zërin e Amerikës". U lirua në vitin 1967 dhe më 1977, u dënua përsëri me 10 vite heqje lirie përse dëgjonte BBC. U lirua përfundimisht në vitin 1987.

"Ka bërë 3 muaj në burgun e Gjirokastrës, ku e torturuan, e varën si Krishti, me vezë të ziera nën sqetull, i binin me këpucë hekuri në gjunj, me kamzhik i binin trupit, por nuk u gjunjëzua", shkruajnë për kujto.al familjarët e tij. Më pas vuajti në Spaç, Burrel, Zejmen. Pavarësisht torturave, nuk u bë spiun e Sigurimit.

Vdiq 81 vjeç. Në varrimin e tij në Libohovë morën pjesë 700 persona.

Burimi: Familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.