Ali Goxhaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ali Goxhaj |
Atësia: | Shaban |
Vendlindja: | Konispol |
Datëlindja: | 1928 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 3/7/1960 |
I Torturuar: | Po |
Data e Lirimit: | 31/8/1980 |
I dënuar si armik i popullit. Torturat në burg, sollën që, pas lirimit, ai të jetonte me tronditjen e përhershme që kishin shkaktuar ato dhe të përmendte skenat e terrorit që kishte përjetuar. I biri, u pengua të vazhdojë studimet e larta, megjithëse ishte një nga nxënësit më të mirë të brezit të tij, në matematikë.
Ali Goxhaj ishte ndihmësllogaritar në kooperativën e vendlindjes, kur u përfshi në arrestimet e goditjes së madhe të çamëve. U burgos kur ishte 32 vjeç e doli prej andej 52 vjeç. U akuzua për “tradhti ndaj atdheut” dhe “organizim dhe pjesëmarrje në bandat e armatosura”, përgjegjës në “grupin e Teme Sejkos”. Nuk i pranoi akuzat.
Pasi u arrestua, u mbajt nën torturë për shumë vite derisa kaloi në kriza mendore. Për këtë arsye u shtrua në spitalin psikiatrik. 7 vjet pas arrestimit, Gjykata e Qarkut Tiranë, me vendimin nr.31, datë 19.7.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. Ky vendim mori formë të prerë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.137, datë 8.8.1967. Gjykata e akuzoi se ishte vënë në “shërbim të zbulimit grek”, si “pjesëmarrës në grupin e Konispolit”, se ishte ndërlidhës i Teme Sejkos, se si zyrtar i gjendjes civile kishte ndihmuar “diversantët” të lëviznin me dokumente false, etj..
Vendimi nuk u ekzekutua pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor e ktheu në dënim me 25 vjet heqje lirie. U lirua më 31.8.1980 nga Reparti nr.309 Ballsh.