Ali Cungu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ali Cungu |
Vendlindja: | Elbasan |
Datëlindja: | 2/2/1898 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 7 vjet Burg |
Pedagog, një nga përkthyesit më të njohur nga gjuha shqipe në anglisht.Lindi më 2 gusht të vitit 1898, në Elbasan, në familjen e një qiraxhiu karvanesh. U shkollua në Robert Kolegj të Stambollit. Pas diplomimit, punoi për ca kohë si mësues në Elbasan dhe, më 1921, filloi punë në Shkollën Teknike «Harry Fultz» në Tiranë. Në verën e vitit 1931, mbajti dy Konferenca të rëndësishme për problemin shqiptar në Institutin e Studimeve në Gjenevë. Pas shtetëzimit të shkollave të huaja dhe private (1933), filloi punë në Institutin Shqiptaro-Amerikan të Kavajës, të quajtur simbolikisht katundi «Përparimi». Pa kaluar shumë kohë, u emërua nëndrejtor i tij. Me largimin e amerikanëve më 1939, u zgjodh drejtor i Institutit. Pas pushtimit italian, u transferua, fillimisht si rektor i konviktit të Gjimnazit të Tiranës, dhe më vonë si drejtor i Shkollës së Punës në Elbasan. Me mbarimin e luftës, si shumë intelektualë të tjerë të përmasave të tij, u burgos, dhe pa kurrfarë procedure juridike e me dëshmitarë të rremë, u dënua me shtatë vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgu, deri në vitin 1958, u dërgua në internim. Vdiq në moshën 87-vjeçare. Sot emrin e tij dhe të të vëllait, Mahmud Cungut, e mban Shkolla e Mesme Profesionale e Gjuhëve të Huaja në qytetin e Elbasanit.