| Ali Alia | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ali Alia |
| Atësia: | Zoto |
| Vendlindja: | Sinanaj, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/8/1946 |
| Akuza: | "propagandon kundër reformave të mëdha të pushtetit popullor dhe aleatëve tanë të mëdhenj Bashkimi Sovjetik-Jugosllavia" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 18/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Durrës |
| Data e Lirimit: | 11/1/1951 |
Ali Zoto Alia, lindur në vitin 1920 në Sinanaj të Tepelenës, ishte me shërbim në komandën e rrethit të Mbrojtjes së Popullit në Durrës. U arrestua më 20.8.1946 sepse kishte përmendur për keq aleatët e Shqipërisë, Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë dhe ishte shprehur kundër reformave. U akuzua në bazë të neneve 14, 15, të ligjit nr.41, datë 14.1.1945. Gjykata Ushtarake Durrës me vendimin nr.s’ka, datë 18.10.1946 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet burgim, punë të detyruar dhe degradim.
U lirua nga burgu në vitin 1951.
