Lindi më 1880, Bularat të Dropullit të Sipërm, në rrethin e Gjirokastrës. Mjek patolog. Kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Drejtoi pavijonin e patologjisë në spitalin e Gjirokastrës.  Arrestuar më 3 korrik 1961. Më 5 janar 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut", duke qenë "agjent i zbulimit grek”, me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së plotë, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Vdiq në burgun e Burrelit, më 27 shkurt 1963.

 

 

Burimi: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 22, fl. 548-549.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.