| Ajdin Kulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ajdin Kulla |
| Atësia: | Jonuz |
| Datë Vdekja: | 7/1945 |
| Vënd Vdekja: | Bilisht |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "I ati ka qenë përkrahës i mbretit Ahmet Zogut" |
| Data Ekzekutimit: | 1945 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Komunistet |
Ajdin Kulla ka kryer shkollimin fillor në Korçë, në vijim në shkollën e Harri Fulltz-it e më pas në Normalen e Elbasanit për degën e mësuesisë. Ai u dënua me pushkatim në vitin 1945, për shkak se i ati ka qenë përkrahës i mbretit Ahmet Zogu.
Bashkëvuajtësit e tij kujtojnë që kur e morën për ta pushkatuar, Ajdini u tha “Amanet Shqipërinë”.
U pushkatua në Bilisht, bashkë me xhaxhanë e tij, Gani Kulla dhe disa të dënuar të tjerë.
Burimi: Libri “Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë” me autor Pellumb Kulla.
