| Agime Pipa Araniti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agime Pipa Araniti |
| Atësia: | Seit |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Tiranë1 |
| Datëlindja: | 9/9/1924 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | "Krime kundër shtetit" |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.12 |
| Data e Vendimit: | 16/1/1948 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
Lindi në Shkodër, më 9 shtator 1924. U arrestua në shtator 1946, pas kryengritjes së Postribës. Me vendim nr. 12, datë 16 janar 1948, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie (Te "Libri i zi i komunizmit shqiptar", «Naim Frashëri», Tiranë, 2007, XXIII, Dh, f. 306-307 i autorit Agim Musta, shkruhet se u dënua me 10 vjet për agjitacion dhe propagandë dhe u lirua më 1951).
U martua me intelektualin, i burgosur politik dhe më pas i internuar, Mithat Araniti.
Burimi: Fjalori Enciklopedi i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 301
