| Adil Leka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Adil Leka |
| Atësia: | Qerim |
| Vendlindja: | Shumbat, Peshkopi |
| Datëlindja: | 11/4/1934 |
| Datë Vdekja: | 4/1/2017 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/9/1962 |
| Akuza: | «Moskallëzim krimi kundër shtetit», |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 18 |
| Data e Vendimit: | 12/2/1963 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 12/2/1963 |
Lindi më 1934, në Peshkopi. Në vitin 1941 filloi mësimin në shkollën fillore të Shumbatit dhe e përfundoi atë në vitin 1945. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare filloi studimet në shkollën e mesme Skënderbej në vitet 1948-1952 duke u dalluar për arritjen e rezultateve të larta në mësime. Studimet e larta i kreu në "Shkollën e Bashkuar" në vitet 1952-1955. Pas përfundimit të shkollës së lartë Adil Leka transferohet në qytetin e Gjirokastrës me gradën e togerit në batalionin e Dervicanit, njëkohësisht gjatë punës ai ka vazhduar edhe Akademinë Ushtarake duke e përfunduar edhe këtë të fundit. Adil Leka transferohet në Burrel. Atje emërohet shef i detashmentit të zbulimit pranë të "8-it korpus të këmbësorisë". Arrestohet më 5 shtator 1962 me akuzën "moskallëzim krimi kundër shtetit". Më 12 shkurt 1963, me vendim nr. 18, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për këtë akuzë, me 2 vjet burg. Kur u arrestua mbante gradën e kolonelit. Lirohet më 12 shkurt 1963 nga Gjykata e Lartë Tiranë, në saj të një amnistie. Pas kërkesës për rikthim në radhët e ushtrisë, Adil Leka nuk pranoi më të rikthehej në detyrë. Ndërroi jetë në 04.01.2017.
