Adem Kapri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Adem Kapri |
Atësia: | Nezir |
Vendlindja: | Pogradec |
Datëlindja: | 1898 |
Lindi në vitin 1898, në fshatin Golik të Pogradecit. Më 1 prill 1993, Gjykata e Pogradecit njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike nga forcat partizane, në shkurt 1944. Në një letër për Nako Spirun, Enver Hoxha shkruante kështu, duke iu referuar vrasjes së tij dhe disa të tjerëve: “Komandantët që u zunë rob, që u gjykuan dhe ekzekutuan ishin: Haki Blloshmi, Xhevdet Blloshmi, Bame Trebinja, Sadik Bej Trebi[nja], Xheladin Ago Selca, Adem Ago Velçani, Adem Kapri dhe i biri i Hasan Bej Velçanit. Si e shef Brigada I po lufton për mrekulli”.
Fondi 1, viti 2014, dosja 15, fl. 144-145; “Gazeta 55”, 28 nëntor 2014, f. 17; AQSh, Fondi 14, viti 1944, dosja 76, fl. 11.
Burimi: Fondi 1, viti 2014, dosja 15, fl. 144-145; “Gazeta 55”, 28 nëntor 2014, f. 17; AQSh, Fondi 14, viti 1944, dosja 76, fl. 11.