Abdulla Numani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Abdulla Numani |
Vendlindja: | Berat |
Datëlindja: | 1927 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Ka përhapur parulla disfatiste dhe ka tentuar për t’u bashkuar me reaksionarë e kriminelë të arratisur" |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Vendimi: | Nr. 101, 31 maj 1945 |
Lindi më 1927, në Berat. Më 31 maj 1945, me vendim nr. 101, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka përhapur parulla disfatiste dhe ka tentuar për t’u bashkuar me reaksionarë e kriminelë të arratisur», dhe e dënoi me vdekje.
Informacione qe vijne nga mbesa Ervehe Kapedani
Abdulla Numani ishte djali i madh i Asqeriut. Lindi me 1927. Duke qene si rrezik potencial i rregjimit komunist arrestohet si shume te tjere bij te krereve nacionaliste. Torturohet ne menyre shtazarake si edhe nuk iu dha ndihme mjekesore edhe kur pati dhimbje apandesiti. Nuk u lejua te takohej me familjaret.
Nje dite nena e tij Zaho niset per ne Tirane bashke me kunaten e saj Majre Mehqemeja (motra e Asqeriut) qe ishte ne rreth krushqie me ministrin e Drejtesise Bilbil Klosi per te kerkuar faljen e jetes se te birit. Ministri priti vetem kunaten dhe i thote qe fatkeqesisht keni ardhuar vone sepse sot ne mengjes Abdullau eshte ekzekutuar. Zonja Majre edhe pse u pikellua jashte mase kur doli nga ministria nuk e dha veten ne sy te Zahos. Vetem pasi mbriten ne Berat i tha te verteten e hidhur dhe filluan ta qanin.
Denimi ishte vdekje me pushkatim me akuzen: “Tentative perhapje parullash terroriste, disfatiste kunder Pushtetit Popullor”. Ti merret jeta nje te riu 18 vjecar me te tille akuze eshte e pakonceptueshme jo vetem ne demokraci por edhe ne te gjithe vendet ish komuniste te Lindjes. Te tille makabritetesh vetem rregjimi i Enverit mundi te prodhonte.