Informacione Personale | |
---|---|
Emër/Mbiemër: |
Patriot, politikan, ushtarak. Kryetar i Lëvizjes së Legalitetit. Lindi më 1892, në Krujë. Më 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut. U gradua toger e më pas major; u caktua komandant i xhandarmërisë së Durrësit. Më 7 prill 1939 drejtori qëndresën e ushtrisë shqiptare kundër pushtimit italian, në Durrës. Pas pushtimit emigroi në Turqi, familja e tij u intenrua nga administrata e pushtimit në Himarë. Me hyrjen e Britanisë së Madhe në Luftë, britanikët kërkonin një mundësi për fillimin e rezistencës në Shqipëri, dhe për këtë arsye Abaz Kupi, i cili është ka kaluar në Jugosllavi tashmë, takohet me përfaqësuesit britanikë në Beograd. Kthehet në Shqipëri për organizimin e qendresës së armatosur. Më 1942, ai mori pjesë në Konferencën e Pezës, u zgjodh anëtar i KANÇ, në korrik 1943 u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithsëm të UNÇ. Ishte njeriu kyç në organizimin e Konferencës së Mukjes, sepse komunikonte me të dyja palët, ballistët dhe komunistët, 1-2 gusht 1943. Me prishjes e marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe nisjen e luftës civile, A.K. i preu të gjitha kontaktet me ta dhe u nda përfundimisht më 21 nëntor 1943, kur krijoi Lëvizjen e Legalitetit, një lëvizje politike monarkiste. Ai e bëri publik qëndrimin e tij, me një deklaratë, ku dënoi luftën civile të nisur nga komunistët. Prej këtij momenti ai ishte armik i shpallur i tyre dhe komunistët kërkuan zhdukjen fizike të tij; në qershor 1944, kur forcat komunioste u nisën drejt Veriut, asgjësimi i A.K. dhe forcave të tij ishte objektivi kryesor i tyre. Ai kishte një nga formacionet ushtarake më solide gjatë luftës dhe mbeti deri në fund të saj i pakompromentuar, luftoi vetëm kundër pushtuesve, suke mos pranuar të zhytej në luftën civile. Pranë tij qëndroi deri në fund të luftës një mision anglez, por fatkeqësisht Londra zyrtare kishte të tjera plane për Shqipërinë, ajo përkrahu komunistët. Më 24 tetor 1944, A.K. u largua nga Shqipëria. Familja e tij mbeti në Shqipëri dhe iu nënshtruar persekutimit gjysmëshekullor, deri në rënien e regjimit komunist. Ashtu si pushtuesit fashistë, dhe komunistët i sekuestruan pasurinë. Në emigracion u mor me bashkimin e emigrantëve politikë, më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë”, me president Mid’hat Frashërin. Më 7 korrik 1949, u emërua president i organizëm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri. Më 1968 u vendos në SHBA. Vdiq më 1976.