| Abaz Hysi Sulejmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abaz Hysi Sulejmani |
| Atësia: | Hys |
| Vendlindja: | Vilgar, Ana e Malit, Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Vendimi: | Nr.470 |
| Data e Vendimit: | 27/11/1947 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Shkodër |
Abaz Hysi Sulejmani u lind në Ana e Malit, Shkodër. Nip i Molla Idriz Sulejmanit, klerik mysliman, patriot, i shkolluar në Stamboll dhe i frymëzuar nga ai, ishte kundër komunizmit që do u merrte pronat dhe pasurinë. Mbështeti Lëvizjen e Postribës, duke furnizuar me armë kryengritësit. Më 7 nëntor 1947, Gjykata e Shkodrës, e dënoi për strehim dhe furnizim të të arratisurve dhe agjitacion dhe propagandë me 20 vjet heqje lirie, 3 vjet heqje të të drejtave civile dhe sekuestrim të pasurisë.
